Kosova
Kurti për gazetën austriake: Pas rezultateve përfundimtare do të bisedojmë me partitë e tjera
Kryeministri në detyrë thotë se Vetëvendosje nuk i dëshironte zgjedhjet e parakohshme, por është e kënaqur që doli sërish forca e parë politike në vend.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte dëshiruar zgjedhjet e fundit të parakohshme, por është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur, duke theksuar se partia e tij ka dalë sërish forca e parë politike në vend, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, Kurti tha se zgjedhjet i ishin imponuar vendit, ndërsa e cilësoi rezultatin si një tjetër konfirmim të mbështetjes qytetare për subjektin që ai drejton.
“Na u imponuan zgjedhjet. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në krye. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por ende pa votat e diasporës”, ka deklaruar Kurti.
Ai bëri të ditur se aktualisht janë në pritje të rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të procesit zgjedhor, ndërsa pas kësaj faze do të nisin konsultimet për formimin e institucioneve të reja.
“Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë tjera. Herën e fundit kishim deputetë nga të gjitha grupet etnike në qeverinë tonë. Dhe jam i sigurt se do të mbetet kështu”, është shprehur ai.
Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur procesi i numërimit të votave nga diaspora dhe votave me postë ende po vazhdon, ndërsa partitë politike po presin rezultatin përfundimtar që do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Vetëvendosje mbetet partia me numrin më të madh të votave sipas rezultateve aktuale, ndërsa dinamika e mandateve pritet të qartësohet plotësisht pas përfundimit të të gjitha procedurave zgjedhore dhe certifikimit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












