Kosova
Kurti, pas takimit me Thaçin: I theksova që duhet të shkohet në zgjedhje
Kurti takon presidenitin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se atij i ka thënë se duhet të merret me datën për zgjedhjet e reja.
Ka shtuar se me presidentin Thaçi, jashtë temës së zgjedhjeve e temës së koronavirsit, flasin vetëm me shkrim.
“Takimi filloi për masat qa ka ndërmarrë qeveria për parandalimin e Covid-19. Përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thotë se pas mocionit të mosbesimit, ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Kurti, raporton KOHA.
Sipas Kurtit, “Presidenti u zotua që do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme, e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme”.
“Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partish, por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit, e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa të tjera”, u shpreh Kurti.
Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti: “Duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë e si e citojmë prej atyre që tek ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës”.
“Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të bisedojmë hapur e gjerë e gjatë me presidentin e Kosovës. Jashtë temës së zgjedhjeve e jashtë temës së luftimit të virusit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por veçse me shkrim. Qeveria jonë është qeveri në detyrë, sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi”, ka thënë Kurti. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










