Lajme
Kurti, pas lajmit për çnjohje: Serbia të heqë dorë nga politikat destruktive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka bërë thirrje që Serbia ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive.
“Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-ja dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, shkruan ai.
Kurti ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë me kujdes situatën e krijuar, duke vepruar konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara shpesh kanë shumë pyetje dhe përballen me sfida në... -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë -
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen -
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj














