Kosova
Kurti: Me Abdixhikun takohem me gatishmëri për të arritur një marrëveshje
Kryeministri në detyrë tha se synimi i takimit është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të dhe formimi i institucioneve të reja.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur optimizëm para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke theksuar se në këtë takim do të marrë pjesë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për të arritur një marrëveshje, përcjell albinfo.ch.
Kurti tha se objektivi kryesor është tejkalimi i ngërçit politik dhe konstituimi i institucioneve të reja, duke theksuar se qytetarët presin funksionalizimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë.
Ai bëri të ditur se në takim do të shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ndërsa nga LDK-ja do të marrin pjesë kryetari Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët e tij.
Sipas Kurtit, dialogu ndërmjet forcave politike është i domosdoshëm për të gjetur një zgjidhje që do t’i japë fund bllokadës institucionale. Ai shtoi se është i gatshëm të dëgjojë propozimet e palës tjetër dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje në interes të vendit.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut pritet të zhvillohet pasditen e sotme dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet për konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











