Kosova
Kurti mbledh për herë të parë Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare
Nisin zyrtarisht përgatitjet për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që pritet ta vendosë Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, duke shënuar fillimin zyrtar të përgatitjeve për organizimin e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive që do të mbahet në vend, përcjell albinfo.ch.
Në takim morën pjesë ministri i Sportit, Blerim Gashani, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe përfaqësues të komunitetit sportiv.
Gjatë mbledhjes u diskutua për koordinimin institucional dhe hapat që duhet të ndërmerren për përgatitjen e infrastrukturës dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare, të cilat pritet të sjellin sportistë dhe delegacione nga shumë vende të rajonit mesdhetar.
Autoritetet e konsiderojnë organizimin e kësaj ngjarjeje një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës sportive në vend./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











