Kosova
Kurti: Ka informacione se veturat e ambulancës në veri të Kosovës janë përdorur për të bartur armatim
Kurti pritet të takohet me komandantin e KFOR-it
Sot u paralajmërua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me përfaqësues të NATO-s dhe me komandantin e KFOR-it, përcjell albinfo.ch.
Kryeminisitri i Kosovës tha se ka informacione se veturat e ambulancës në veri të Kosovës janë përdorur për të bartur armatim.
Kurti është shprehur se do të takohet edhe me organet e sigurisë dhe të jepet fjala përfundimtare për këtë. Ai gjithashtu ka folur edhe për diskutimet e tij për deeskalimin e situatës në veri, ku ka konfirmuar se është pajtuar për zgjedhje të parakohshme.
“Për ta larguar kryetarin nga ndërtesa në Leposaviq, kjo kryhet me zgjedhje. Pika e parë e kryen edhe të dytën, sa i përket pikës së tretë, policia jonë është në ndërtesë, sepse ju e dini çfarë gjetëm në Zveçan, arsenal për luftë ose tash kemi këto informacionet se veturat e ambulancës janë përdorur për të bartur armatim dhe unë sot do ta kem një takim edhe me përfaqësues të NATO-s për këtë gjë, do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Risstuccio dhe pas këtyre takimeve, edhe me organet tona të sigurisë do të mund ta japim fjalën përfundimtare, jemi duke grumbulluar të dhëna dhe nuk është mirë të jap informacion të padetajuar. Sot kam një takim, ku do të shtrohet edhe kjo temë dhe në këtë mënyrë, unë besoj që kemi treguar gatishmërinë dhe interesimin tonë për deeskalim”.
Përderisa KFOR-i tha se bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2022, derisa tha se nuk kanë gjetur dëshmi. Po ashtu, KFOR tha se përgjegjësia për kontrabandë u takon “organizatave të Sigurisë së Kosovës”.
“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier u dërgua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për konfirmuar këtë, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar. Nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca. Për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













