Kosova
Kurti refuzon takimin, Rama: Do të flas nesër në Prishtinë
Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se i ka kërkuar kreut të qeverisë shqiptare që të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 6 korrik, kur Rama do të jetë në Prishtinë, në kuadër të turneut që do të zhvillojë në Ballkan. Përndryshe, Kurti ka thënë se nuk do të pranojë të zhvillojë takime të tjera me Ramën, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se sot, gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka thënë se për këtë çështje do të flasë nesër kur të jetë në Prishtinë.
“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendimin e studentëve. Sa i përket vajtjes në Prishtinë dhe të gjithë turit, do të flas kur të jetë koha, që është nesër në Prishtinë”, ka thënë Rama.
Në një konferencë me gazetarët, Kurti ka bërë me dije se me rëndësi konsideron mbledhjen e përbashkët për firmosjen e marrëveshjeve të lënë përgjysmë pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 qershor, dhe jo takime të tjera.
“Jam në kontakt të drejtpërdrejt me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E di që do vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Miqësisht i kam kërkuar që meqenëse do vijë që ta mbajmë edhe mbledhjen e 2 qeverive e cila u anulua pa arsyeshëm ndonëse ishte parashikuar më 14 Qershor në Gjakovë. 13 marrëveshje do duhet të nënshkruheshin të cilat tashmë kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të nënshkruhen, unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen këtë javë le ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara që janë në sirtar e t’i zbatojmë një e orë e më parë. Nëse Kryeministri Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë ngelem te qëndrimi që ja kam dhënë se për takimin e ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejt, ne takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por dhe demokracia e paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet Kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye. Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, ka thënë Kurti.
Rama do të zhvillojë një turne në rajon më 6 dhe 7 korrik për të takuar homologët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi si dhe presidentin e Serbisë.
Turneun do ta nisë nga Shkupi dhe pas takimit me Dimitar Kovaçevskin, do të udhëtojë drejt Prishtinës ditën e nesërme, ku kishte planifikuar të takohet me Albin Kurtin. Nuk dihet nëse ky takim do të zhvillohet pas deklaratës së sotme të Kurtit.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












