Lajme
Kurti fillon përgatitjet për heqjen e taksës
Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë, ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Deklaratat e tilla Kurti i ka bërë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ku ka thënë se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka qenë vendim i qeverisë së kaluar dhe se qeveria që ai drejton nuk mbështet tarifat si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por është e angazhuar për reciprocitet, si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.
Siç ka thënë Kurti, parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës, do të jenë të bazuara në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA).
Sipas tij, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, tashmë ka bërë disa hapa, të cilët e sjellin qeverinë e vendit edhe më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë.
“Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Dogana, AVUK-u dhe Klubi i Prodhuesve te Kosovës. Ky grup do të përmbledhë të gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime, do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, ka thënë Kurti.
Megjithatë, ai nuk ka precizuar se sa kohë do t’i nevojitet qeverisë derisa të marrë vendimin për heqjen e tarifës.
Paralajmërimet e kryeministrit Kurti se tarifën ndaj prodhimeve të Serbisë do ta zëvendësojë me masën e reciprocitetit, vijnë përkundër kërkesës së të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, që Prishtina zyrtare ta heqë tarifën, por pa e vendosur reciprocitetin.
Në anën tjetër, ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës ndaj prodhimeve të Serbisë ka reaguar lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili kishte marrë vendimin për vendosjen e kësaj tarife, gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të mos e heqë tarifën “për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar”, por që të bëjë ofertë “për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.
Zyrtarët e AAK-së kanë paralajmëruar edhe më herët që në rast se kryeministri Kurti vendos ta heqë tarifën ndaj prodhimeve të Serbisë, kjo parti do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike, parlamentare dhe joparlamentare për të kundërshtuar një vendim të tillë.
Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj.
Që atëherë, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa heqjen e kësaj tarife.
Ashtu si qeveria e ish-kryeministrit Haradinajt, edhe qeveria e re e kryeministrit Kurti po përballet me kërkesën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës, si kusht për rifillimin e një dialogu Kosovë –Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, shkruan Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara shpesh kanë shumë pyetje dhe përballen me sfida në... -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë -
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen -
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












