Kosova
Kurti e Osmani hapin fushatën zgjedhore në Pejë
Kurti dhe Osmani, sot, nisen fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës. Qytetarët e shumtë janë mbledhur në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë për të mbështetur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga numri dy i listës së LVV-së, Vjosa Osmani, janë duke ecur qytetit ku po takojnë qytetarë të shumtë që janë duke i përcjellë.
Kurti dhe Osmani të shoqëruar nga shumë qytetarë janë duke ecur çarshisë së Pejës. Të shumta janë thirrje “Vetëvendosje” dhe “127”.
Kurti e Osmani janë duke u shoqëruar edhe nga kandidatët deputetë, si Fatmire Kolçaku, Rozeta Hajdari, Faton Peci.
Ndërsa në paraditen e së mërkurës, dega e Vetëvendosjes në Prishtinë ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore. Nga aty foli kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, i cili u shpreh i sigurt për fitoren e VV-së në këto zgjedhje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












