Kosova
Kurti dhe kryetari i Horës së Arbëreshëve thellojnë bashkëpunimin kulturor e akademik
Kosova dhe Arbëreshët planifikojnë shtatore të Adem Jasharit në Piana degli Albanesi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti dje në një takim zyrtar kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Rosario Petta, përcjell albinfo.ch.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, Kurti shprehu interesimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me komunitetin Arbëresh, me theks të veçantë në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë së tyre kulturore, e cila përbën një pjesë të çmuar të historisë së përbashkët shqiptare.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u nënvizua rëndësia e forcimit të shkëmbimeve kulturore dhe akademike, duke vlerësuar hapat e ndërmarrë ndër vite. Palët diskutuan edhe mundësinë e bashkëpunimit përmes një festivali filmik, ku Kosova do të prezantohej në Kalabri dhe Sicili përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore.
Një temë tjetër e rëndësishme ishte përfshirja e komunitetit Arbëresh në programin veror “Shijo Kosovën”, me synim forcimin e lidhjeve kulturore si dhe njohjen më të mirë të Kosovës nga të rinjtë dhe familjet arbëreshe.
Po ashtu u theksua nevoja për krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe universiteteve të rajonit, duke përfshirë projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe mobilitet të studentëve. Kryetari Petta shprehu gatishmërinë për të mbështetur edhe promovimin dhe mësimin e gjuhës arbëreshe, si një urë e rëndësishme lidhëse dhe pjesë e identitetit të përbashkët kulturor.
Në përfundim, të dy palët u pajtuan për realizimin e një projekti simbolik: ngritjen e një shtatoreje të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Bashkinë Hora e Arbëreshëve.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













