Futboll
Kur pritet të merret vendimi nga UEFA për ndeshjen Kosovë-Rumani?
Ionut Lupesku, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre shkaku i tërheqjes së ekipit kosovar pas thirrjeve raciste që i bënë tifozët rumunë. Vëzhguesi teknik i UEFA-s në “Euro 2024” e ka treguar periudhën se kur mund të vendosë UEFA për këtë rast, shkruan mediumi rumun “Pro TV”.
Sipas tij, verdikti përfundimtar do të vijë deri në shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, i cili do të hidhet më 13 dhjetor. I pyetur nëse UEFA mund të vendosë që loja të mbyllet me rezultatin momental që ishte, pra 0:0, ai e kundërshtoi një mundësi të tillë.
Kosova dhe Rumania janë duke kërkuar fitore me rezultat zyrtar, 3:0, ndërsa fjalën e fundit do ta japë UEFA. Ish-futbollisti rumun beson se UEFA do t’i analizojë tërësisht ngjarjet gjatë ndeshjes, duke kërkuar sekuenca dhe video shtesë.
Aktualisht, Kosova i ka 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, tri më pak se liderja, Rumania.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria mbështet hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen pas disa vitesh vonesë Austria ka njoftuar se nuk do të vërë veton ndaj hyrjes së plotë të Bullgarisë dhe...
-
Si mund të ndikojë mungesa e mjekëve në Austri në aksesin tuaj në kujdesin shëndetësor
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
Austria nis dëbimin dhe riatdhesimin e refugjatëve sirianë
-
Gjendet trupi i një foshnje të porsalindur në dhomën e plehrave të hotelit në Vjenë