Autotech
Kujdes kur flini, të dhënat mund t’ju vidhen
Sipas një raporti të publikuar në “The Washington Post” rezultoi se të dhënat personale të grumbulluara në celularin tuaj iPhone nuk janë edhe aq të sigurta sa mund të kishit menduar.
Bëhet fjalë për rreth 5.400 monitorues të aplikacioneve iOS të cilët grumbullojnë të dhënat pa dijeninë e përdoruesit dhe zakonisht kjo gjë ndodh gjatë natës kur telefoni është në qetësi për një kohë të gjatë ose kur nuk është në përdorim për arsye të caktuara.
Këto aplikacione i marrin të dhënat nga aparati juaj dhe ia dërgojnë palëve të treta, të njohura si “Amplitude”, “Appboy” dhe “Demdex”, transmeton “TCH”.
Shtrirja e të dhënave të grumbulluara është e gjerë, duke përfshirë informacione të ndjeshme si email, numra telefoni, adresa IP, lokacionin e saktë…etj, përcjell albinfo.ch.
Sipas hetimeve të ekspertëve të teknologjisë, të dhënat e grumbulluara nga këto kompani përfituese arritën në 1.5 gigabajt gjithsej, të cilat për disa përdorues mund të barazohen me gjysmën e shpërndarjes mujore të të dhënave.
Teksa flitet për një pasiguri të iPhone, e gjithë pesha bie mbi kompaninë Apple, e cila deri më tani ishte cilësuar si një ndër më të sigurtat për privatësinë e klientëve në të gjithë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













