Shkurt.ch
Ku është më së ftohti ?
Në Jakutsk, kryeqyteti i regjionit Jakutija të Rusisë jetojnë më shumë se 300 000 njerëz dhe ky qytet është i njohur zyrtarisht si qyteti më i ftohtë në botë
Temperaturat mesatare në dimër shkojnë deri në -34 gradë celsius. Pavarësisht temperaturave të ulëta, popullsia e Jakutisë është në disponim të mirë.
Si përballen banorët lokalë me temperaturat jashtëzakonisht të ulëta? Përgjigjja është e thjeshtë: “çaj rusi”, siç e quajnë ata atje vodkën.
Jo shumë larg nga Jakutsk-u ndodhet dhe fshati i vogël Ojmakon. Është fjala për fshatin i cili gjendet “në skaj të botës”.
Temperatura më e ulët e matur para 90 vjetëve në këtë fshat ka qenë – 71.2 gradë celsius.
Nëse doni që makinat tuaja të punojnë duhet të jenë ndezur vazhdimisht. Kjo është arsyeja pse pompat e benzinës punojnë 24 orë në ditë. Punonjësit e tyre kanë orar jo të rregull pune: 2 javë punë dhe 2 javë pushime. Në dhjetor këtu dita zgjat vetëm tre orë ndërsa verës 21 orë. Temperaturat mesatare në dimër shkojnë deri – 50 gradë celsius
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









