E-Diaspora
Kryetar i BISHZ-it uron festën e 28 Nëntorit
Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë këto ditë festojnë 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Andaj kam nderin dhe jam i privilegjuar që në emrin e Kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, dhe në emrin tim të ju përshëndes dhe uroi për festat e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.
Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.
Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shumë jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë.
Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, ne falënderojmë dhe lutemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
Me respekt Fehimi ef.Abazi Kryetar i BISHZ.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?