Kosova

Kryeministri Haradinaj: Shqiptarët në diasporë, të mbështesin “Alba Festival”

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shqiptarët në vendet europiane ta mbështesin ngjarjen e madhe Alb Festival. 

Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë: 

“Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës”.