Lajme
Kryeministri britanik e humb shumicën në Parlament
Deputeti konservator në parlamentin britanik, Philip Lee, ka zënë vendin e tij në ulëset e opozitës, që sipas mediave britanike, do të thotë se kryeministri britanik, Boris Johnson, ka humbur shumicën në parlament.
“Qeveria konservatore po e vazhdon në mënyrë agresive procesin e Brexit-it me pasoja të dëmshme. Ai po rrezikon dhe kërcënon padrejtësisht integritetin e Britanisë së Madhe”, tha Lee pasi u bashkua me radhët e opozitës në Parlament.
Kryeministri Boris Johnson u tha deputetëve se ai dëshironte një dalje të negociuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Ai shtoi se planet e deputetëve për të miratuar legjislacionin që bllokon daljen pa marrëveshje më 31 tetor “shkatërrojnë çdo mundësi për të negociuar një marrëveshje të re”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu tha se vendi do të largohej nga BE deri më 31 tetor “në të gjitha rrethanat”.
“Nuk do të ketë më vonesë të pakuptimtë”, shtoi Johnson.
Johnson tha gjithashtu se nëse Parlamenti miraton legjislacionin që kërkon nga ai të shkojë në Bruksel, dhe të kërkojë një zgjatje të afatit të Brexit-it, ai do të veprojë ashtu, sipas ligjit.
Sipas një projektligji të përgatitur nga opozita dhe deputetët e pakënaqur të Partisë Konservatore në pushtet, kryeministri do të duhej të kërkonte shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, përveç nëse deputetët miratojnë një marrëveshje të re me BE-në ose votojnë për Brexit-it pa marrëveshje, shkruajnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











