Kosova
Kroacia pengon përparimin e Serbisë për në BE, për shkak të Banjskës
Kroacia dhe të paktën katër shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, kanë bllokuar sërish përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian, duke kushtëzuar hapjen e kapitujve të rinj me dorëzimin e përgjegjësve për sulmin në Banjskë të Zveçanit, duke dështuar kështu synimet e Beogradit për të ecur përpara gjatë muajit korrik.
Sipas burimeve diplomatike, qëndrimit të prerë të Zagrebit zyrtar i janë bashkuar Holanda, Suedia dhe tri vendet e Baltikut, duke dalë kundër hapjes së Klasterit 3 (konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse), teksa Kroacia ka bërë të qartë se nuk do të japë dritën e gjelbër pa u vendosur para drejtësisë nga autoritetet serbe organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit të armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.
Ky kusht i fortë i palës kroate përkon plotësisht edhe me qëndrimin zyrtar të Komisionit Evropian. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pati deklaruar në nëntor të vitit 2025 se zbardhja e plotë e rastit të Banjskës mbetet një detyrim ligjor dhe politik i pashmangshëm për Serbinë, transmeton albinfo.ch.
Përveç kërkesave të Kroacisë, shtetet e tjera refuzuese si Holanda kanë shprehur shqetësime të thella për ngecjen e sundimit të ligjit në Serbi. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, bazuar në paketën e zgjerimit të vitit 2025, hapja e klasterit të ri në këtë fazë do të ishte në kundërshtim me parimin e meritës dhe performancës së kërkuar.
Një tjetër pengesë madhore për vendet anëtare mbetet refuzimi i vazhdueshëm i Beogradit për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me bllokun, specifikisht përmes vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë pas invazionit në Ukrainë.
Serbia mban statusin e vendit kandidat për në BE që nga marsi i vitit 2012. Megjithatë, për shkak të ndjekjes së një politike të jashtme të dyanshme, mungesës së reformave dhe dështimit për të përmirësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Republikën e Kosovës, shteti serb nuk ka arritur të hapë asnjë kapitull apo klaster të ri negociues që nga viti 2021.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












