Ministria kroate e drejtësisë, duket se tashmë ka marrë një vendim zyrtar, për sa i përket çështjes së ekstradimit të Ismail Morinës-Ballistit në Serbi.
Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.
Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.
Kujtojmë që Ballisti kishte ngritur dronin në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë më 14 nëntor.