Shqipëria
Kriza politike në Shqipëri mund të dëmtojë turizmin afatgjatë
Edhe pse fluksi i turistëve të huaj në katër muajt e parë të vitit ishte pozitiv, agjencitë e udhëtimeve druhen se kriza politike mund ta dëmtojë turizmin në afat të gjatë.
Në katër muajt e parë të vitit numri i udhëtarëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri u rrit me 7.4 për qind, krahasuar me vjet. Sipas Mehmetit, shumica e rezervimeve nga turistët e huaja janë bërë para krizës dhe nuk mund të anulohen lehtësisht.
Por, sipas Mehmetit, efektet negative të krizës dhe përplasjeve të dhunshme politike mund të ndihen duke filluar që nga viti i ardhshëm.
Aktualisht operatorët e huaj janë duke bërë planet për 2020 dhe po mendohen do ta mbajnë apo jo Shqipërinë në planet e tyre si destinacion, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Turizmi është një nga burimet kryesore të valutës në Shqipëri. Vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi, që është niveli më i lartë historik.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













