Lajme
Krim i rëndë në Austri – vëllai i partnerit vret me çekiç 24-vjeçaren shqiptare
Viktima është identifikuar si A. L., me origjinë nga Vlora. Ajo dyshohet se është vrarë nga goditja me çekiç. Autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj
Një krim i rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj.
Viktima është identifikuar si A. L., me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave vendase, e reja dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë vëllai i partnerit të saj, transmeton albinfo.at.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete, shkruan tch. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra.
Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve, ishte i mbuluar me gjak. Në një njoftim fillestar, autoritetet thanë se i riu kishte lidhje familjare me viktimën. Më pas u bë e ditur se bëhej fjalë për vëllain e partnerit të A. L.
Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se 23-vjeçari ka shkuar i vetëm në apartament dhe ka hyrë me forcë. Në atë moment, A. ndodhej e vetme në banesë, pasi partneri i saj nuk ishte aty.
Hetuesit dyshojnë se çekiçi është përdorur si mjet në kryerjen e krimit. Për shkak të hetimit në vijim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e ngjarjes.
I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen apo motivin e mundshëm. Ai po hetohet për dyshimin e vrasjes.
Ndërkohë, është kryer autopsia e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë nga specialistët të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një motiv.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











