Kosova
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë nesër, më 27 qershor, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Lajmin e ka bërë të ditur për RTKLive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, tha Elezi.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë në legjislaturën e re.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas edhe hapat institucionalë për formimin e qeverisë së re.
iu e Qëndrim Kryeziu, për rinumërimin e plotë të votave të kësaj partie. Kjo i ka hapur rrugë KQZ-së të shpallë rezultatet përfundimtare.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












