Kosova
KQZ: Mund të votohet vetëm me dokumente të Kosovës
Askush nuk do të mund të votojë më 6 tetor pa dokumente valide të Kosovës, as serbët
Asnjë dokument tjetër identifikimi përpos letërnjoftimt, pasaportës apo patentë shoferit, nuk do të vlejë ditën e zgjedhjeve.
Ky është Udhëzimi Administrativ që për herë të parë e nxori të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili i obligon Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat e Vendvotimeve që ta respektojnë.
Me këtë udhëzim, komunitetet pakicë, kryesisht ai serb, për dallim prej proceseve të tjera zgjedhore që votonin me dokumente serbe, kësaj radhe nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Se KQZ-ja gjatë proceseve zgjedhore, kryesisht ato lokale, i ka mbyllur sytë duke lejuar identifikimin e personave për të votuar edhe me dokumente të tjera jokosovare, e thonë edhe monitoruesit e zgjedhjeve. Mirëpo, sipas KDI-së, ky vendim është marrë në përputhshmëri me ligjet në fuqi, derisa i ka bërë thirrje KQZ-së të mos lëshojë pe ditën e zgjedhjeve, raporton KTV përcjell Albinfo.ch.
Në zgjedhjet e 2013-s, me ndërmjetësimin e OSBE-së, e që ka rol këshillëdhënës, gjatë procesit zgjedhor në veri të vendit, serbëve u ishte lejuar votimi edhe me dokumente serbe. Ndërkaq, ditën kur KQZ-ja e mori këtë vendim, anëtari i saj, Stevan Veselinoviq, e braktisi mbledhjen me arsyen se ky vendim ishte antiligjor dhe, sipas tij, ua pamundëson serbëve të votojnë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













