Kosova
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë
KQZ cakton afatin për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot në Kosovë, ka vendosur që afati për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit të jetë 12 ditë, transmeton albinfo.ch.
Sipas vendimit të KQZ-së, regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të bëhet në periudhën 6 maj – 17 maj 2026. Ndërkohë, votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.
Po ashtu, votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve do të zgjasë nga 6 maj deri më 18 maj 2026.
Ndërkaq, KQZ ka bërë të ditur se lista e qendrave të votimit nëpër përfaqësi diplomatike dhe caktimi i numrit maksimal të votuesve do të bëhet në periudhën 5 – 6 maj 2026./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










