Lajme
KQZ-ja fillon publikimin e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën të dielën.
Kështu ka bërë të ditur përmes një konference për medie, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Të gjithë të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim, duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve, të cilët janë plotësuar në vendvotime nga Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve. Publikimi i formularëve nga komunat e tjera është në proces. Pra, pas përfundimit të skanimit të tyre nga ndonjë komunë, formularët do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së”, tha Elezi.
Ai sqaroi seky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por këto janë vetëm forma të rezultateve të plotësuara në vendvotime, më 14 shkurt 2021, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
“Rezultatet përfundimtare shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, tha ai.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











