Lajme
KQZ aprovon 56 mijë e 610 votues nga diaspora
Nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës deri dje në ora 17:00 numri i votuesve të verifikuar është 79 mijë e 201 votues, nga ta janë aprovuar 56 mijë e 610 votues.
Numri total i pakove të hapura është 43 mijë e 63 pako.
Ndërkaq 22 mijë e 591 votues janë refuzuar, pasi nuk kanë kaluar procesin e verifikimit nga ana e KQZ-së.
Në anën tjetër, disa votues nga diaspora duket se nuk i kanë respektuar rregullat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur për votat nga jashtë vendit. Aty thuhej se në një pako mund të dërgohen votat e rrethit të ngushtë familjar.
84 zarfe me fletëvotime janë gjetur në një pako, gjatë numërimit të votave të diasporës.
Derisa rregulli i vendosur nga KQZ ishte që në një pako është e lejuar të futen vetëm zarfet me fletëvotimet e rrethit të ngushtë familjar, dikush e ka tejkaluar këtë numër.
Pakoja me 84 zarfe të fletëvotime është refuzuar, pasi nuk ka përfillur procedurat e duhura.

E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













