Kosova
Kosovës nuk i intereson armatosja
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Ushtria e ardhshme, nuk do të pajiset me armatim të rëndë
Ditë më parë, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 337 rekrutët e rinjtë Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e operacioneve të transformimit të FSK-së në Ushtri, që pritet të bëhet në 7 deri 10 vjetët e ardhshme.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Ushtria e ardhshme, nuk do të pajiset me armatim të rëndë, por vetëm me atë mbrojtës.
Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha për Radion e Evropa e Lirë se transformimi i FSK-së në Ushtri, po vazhdon sipas planit.
Ai tha se veprimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk varen nga veprimet e Serbisë, e cila kohëve të fundit ka shtuar sasinë e armatimit të blerë nga Rusia.
Ramadani tha se Kosova e ka planin e vetë me partnerët strategjikë dhe se po vazhdon transformimi në ngritjen e kapaciteteve operacionale.
“Ndërtimi i institucioneve të sigurisë se Kosovës, nuk është ndërtim reagues, por është ndërtim i konsolidimit të shtetit të Kosovës. Deri më tash, zhvillimi i proceseve, ndërtimi i mandatit ushtarak është në përputhje të potë me planin dhe si i tillë, kjo është një përparësi shumë e madhe për Kosovën”, tha Ramadani.
Armatosja e Serbisë, kryesisht në dy vjetët e fundit, me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia, duhet të jetë shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance, vlerëson Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
Avdiu tha se Serbia po bën garë të armatimit në Ballkan, duke u armatosur nga Rusia.
“Kjo gara e armatimit që po vërehet në rajon, sidomos Serbia që po e bën. Kjo garë duhet të shikohet në disa dimensione. Nën një është që Serbia ose Rusia përmes Serbisë, dëshiron të tregojë njëfarë lloj supremacie në raport me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me NATO-n, e cila tash e ka një prezencë goxha të shtuar në Ballkan”, tha Avdiu.
Përmes kësaj armatosjeje, sipas Avdiut, Serbia po tenton ta mbajë nën presion Ballkanin gjithmonë.
“Duke e treguar në këtë mënyrë edhe një varësi shumë të madhe nga Rusia. Në anën tjetër, dihen qëllimet e Serbisë, që përmes Rusisë të tentojë ta destabilizojë rajonin e Ballkanit dhe ta mbajë gjithmonë nën presion. Sigurisht që kalimi i ligjeve për Ushtrinë në dhjetor të vitit të kaluar, është një shtysë e madhe për Serbinë, që edhe më tutje të mundohet ta tregojë forcën e vet, duke marrë armatim nga Rusia”, tha Avdiu.
Gjatë këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi mori pjesë në ceremoninë e pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, tha se deri në fund të vitit shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë donacion.
Kosova, përkatësisht Forca e Sigurisë së Kosovës, vitin e kaluar është pajisur me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona













