Kosova
Kosovës i ikën ‘truri’: Gjermania, përfituesja më e madhe
Mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj.
Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi apo studenti, mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj.
Radio Evropa e Lirë qëndroi më 13 shtator pranë Ambasadës gjermane në Prishtinë, ku pa dhjetëra të rinj që kishin përgatitur dokumentacionin për aplikim për vizë pune në shtetin gjerman.
Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”.
Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në Vushtrri dhe se janë aftësuar si instalues elektrikë.
Të dy thanë se kanë gjetur mundësi punësimi në Gjermani, me profesionin e marrë në Kosovë.
Gati 10.000 euro për shkollim
Shkollimi fillor, i mesëm dhe universitar në institucionet publike të Kosovës është falas për çdo qytetar të vendit.
Një hulumtim që ka kryer më herët organizata joqeveritare në Kosovë “Demokracia Plus”, i titulluar “Kostoja e emigrimit të të rinjve”, ka gjetur se për shkollimin e një personi, nga niveli fillor deri në atë universitar, shteti i Kosovës ndan minimum 9.700 euro.
Në këtë shumë përfshihen disa pagesa, nisur nga shujtat ditore për nxënës të klasës së parë deri në të pestën, librat për nxënës të shkollave fillore e deri te taksat e ndryshme për studentë.
Po ashtu, me Ligjin për financa publike, komunave të Kosovës çdo vit u ndahen mjete nga buxheti, që përdoren vetëm për arsim. Për vitin 2023, ky grant është planifikuar të jetë 200 milionë euro.
Lirim Krasniqi, nga organizata Germin, e cila merret me çështje të diasporës, thotë se njerëzit që emigrojnë nga Kosova në mënyrë të rregullt, “marrin me vete edhe koston financiare të shkollimit të tyre”.
“Vendet e Bashkimit Evropian, në veçanti Gjermania, ku kryesisht emigrojnë qytetarët e Kosovës, përfitojnë më së shumti. Ato marrin një fuqi punëtore të kualifikuar ose relativisht të kualifikuar – në një lloj mënyre falas”, thotë Krasniqi.
Hulumtimi i organizatës “Demokracia Plus” ka gjetur, po ashtu, se emigrimi i popullsisë i kushton Kosovës edhe me zvogëlim të bruto prodhimit të brendshëm.
“Çdo individ i aftë për punë, që emigron nga Kosova, merr me vete mesatarisht rreth 17 mijë euro në vit” që do të mund të gjeneroheshin nga “punësimi i tyre produktiv”, thuhet në hulumtim.
Kjo shumë u referohet taksave në të ardhura që ata do të paguanin, taksave në vlerën e shtuar, kontributeve për sigurime sociale e të tjera.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











