Kosova
Kosovë: Veteranët kundërshtojnë vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë të marten për vizitë në Kosovë.
Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila tha se kjo vizitë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.
“13 Maji është datë e zezë në historinë tonë, themelimi i UDB-së, përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori. Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë, vetëm UÇK-në, duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi. Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













