Kosova
Kosovë: Pasojat e vonesës së formimit të qeverisë
Vonesat në formimin e institucioneve prekin çështje të ndryshme, veçmas atë ekonomike në përcaktimin e buxhetit për vitin 2020
Meqenëse kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej kur Kosova po funksionon me një qeveri në dorëheqje, ndërsa po bëhen tre muaj që nga zgjedhjet e parakohshme dhe ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë e re. Partitë që dolën të parat, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse po takohen e po bisedojnë, nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.
Vëzhguesit thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.
Skënder Krasniqi nga Oda e Afaristëve të Kosovës i tha Zërit të Amerikës se vonesat në formimin e institucioneve prekin çështje të ndryshme, siç është edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020.
“Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë, edhe vitin e kaluar megjithëse në shtator ishte konsoliduar Qeveria e Kosovës, buxheti në muajin shkurt ishte miratuar për këtë vit dhe ka pasur telashet e njëjta, pra nuk është ndonjë risi. Është diçka jo e mirë që nuk po krijohen institucionet dhe po shpresojmë që pasojat të jenë më të vogla, sepse ato po ndikojnë në pakënaqësinë e qytetarëve dhe bizneseve”, thotë ai.
Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, është shprehur se në rast se kjo nuk ndodh deri më 31 dhjetor, Parlamenti mund të autorizojë shpenzimin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar. Por, kjo shumë mund të shpenzohet vetëm deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
“Është e pamundur të vendoset për buxhetin pa kaluar në Ministrinë e Financave, Qeverinë e Kosovës, komisionet parlamentare dhe seancën plenare. Pra, në situatën kur ne kemi kuvend të pakonsoliduar dhe mungesën e qeverisë, atëherë ne përballemi me rrezikun e një krize buxhetore me një mars të vitit të ardhshëm, ku për pasojë rrezikohet të mospaguhen pagat apo të mosfunksionojnë institucionet publike shtetërore”, tha Gashi.
Sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve 2020-2030, buxheti i Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo një milion euro më shumë sesa buxheti i këtij viti. Por njohësit e fushës së ekonomisë thonë se është koha që të ndryshojë mënyra e ndarjes së tij, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











