Kosova
Kosovë: Mjekët sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve
Ministria e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar mundësinë e aplikimit të vaksinave kundër COVID për të gjithë fëmijët e moshave 12 vjeç e tutje. Ndërsa ekspertët shëndetësorë kërkojnë që Kosova të nisë sa më parë imunizimin edhe të kësaj kategorie, me qëllim që të zvogëlohet mundësia e përhapjes së varianteve të reja në Kosovë.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë për KosovaPress se tashmë në Kosovë aplikimi i vaksinës antiCOVID po bëhet vetëm te fëmijët e moshave prej 12 vjeç, që kanë sëmundje apo imunitet të komprometuar.
Ndërsa, shtoi se Komiteti i Vaksinimit në ditët në vijim do të marrë një vendim për vaksinimin në masë të këtyre moshave.
“Vendimi i Komitetit për imunizim ka qenë që prej moshës 12 vjeç deri në 16 sipas indikacioneve të vaksinohen nga mosha 16 vjeç të gjithë kanë mundur të vaksinohen dhe unë prapë i bëj thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën, sepse është arma e vetme për luftën kundër COVID-19. Edhe tashmë ekziston mundësia e vaksinimi nga mosha 12 vjeç por të dhënat shkencore që japin DSD, SHBA, BE që flasin për vaksinim në masë edhe të kësaj moshe janë në shqyrtim nga Komiteti i Vaksinimit. Në ditët në vazhdim do të ketë shqyrtim dhe vendim nga ana e Komitetit”, theksoi ai.
E specialistja e mjekësisë familjare, Aurora Dollenberg, thotë se Kosova është vonuar për vaksinimin e moshave shkollore, sidomos tani kur edhe ka nisur procesi mësimor.
Prandaj, ajo e sheh tejet të nevojshme që sa më parë edhe fëmijët kosovarë nga mosha 12 vjeç e tutje të imunizohen.
“Patjetër që edhe fëmijët e moshave shkollore në Kosovës, pavarësisht situatës stabile që po tregon Kosova momentalisht, duhet të vaksinohen se viti shkollor është akoma i gjatë dhe probabilitetit që infeksionet e reja përmes variantit Delta dhe varianteve të tjera të COVID-19 të përhapen në mënyrë të rrufeshme”, tha ajo.
Dollenberg, e cila është edhe kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, për KosovaPress thotë se fëmijët e moshave 12 vjeç e tutje duhet të vaksinohen me Pfizer dhe se kjo vaksinë nuk ka treguar efekte negative deri tani te këto mosha.
“BioNtech i Pfizer-it ka vërtetuar te miliona fëmijë që janë vaksinuar me këtë vaksinë në gjithë botën se është e tolerueshme dhe fëmijët nuk kanë treguar asnjë efekt anësor. Pra, fëmijët mbi moshën 12 vjeç prej 6 muajsh e kanë marrë dritën jeshile që të vaksinohen me këtë vaksinë, e cila me sa duket është shumë e sigurt dhe me efikasitet të lartë se rrit trupat mbrojtës tek fëmijët duke mbrojtur jetën e fëmijëve edhe nga komplikacionet vdekjeprurës, sidomos të varianteve të reja që mund ta themi si mjekë që edhe Kosova duhet ta japë vaksinën e BioNtech te moshat shkollore”, u shpreh Dollenberg.
Edhe pediatri Ramush Bejiqi i bashkohet thirrjes që Kosova të nisë vaksinimin e fëmijëve. Ai thotë se dozat e vaksinimit duhet të jepen konform peshës trupore dhe moshës së fëmijëve.
“Mendoj se edhe kjo kategori e popullatës duhet të vaksinohet, Kosova duhet të ndjekë në trend shtetet që kanë filluar vaksinimin….Mendoj që kjo është një popullatë e re, e shendoshë dhe më së paku e prekur me sëmundjet që takojnë shëndetin, edhe pse jo edhe Kosova të mos ndjekë rrugën e SHBA-së dhe shteteve të zhvilluara perëndimore që kanë vaksinimin për shkak se vaksina është treguar mjeti më i mirë dhe më i suksesshëm në zhdukjen e pandemisë”, theksoi ai./KP
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?















