Kosova
Kosovë: LDK dorëzon kërkesën për anulimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar në Zyrat e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kërkesën për anulim të vendimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, LDK-ja ka bërë të ditur se kanë mbështetjen edhe të deputetëve të tjerë për anulimin ose shtyrjen e vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë, duke shtuar se kërkojnë edhe anulimin e rritjes së çmimit, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Dorëzohet kërkesa e deputetëve të LDK-së me mbështetje edhe të deputetëve tjerë në ZRrE për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Sot, edhe zyrtarisht është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) kërkesa e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetëve tjerë mbështetës për anulimin ose shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike. Me të njëjtën shkresë është kërkuar edhe anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë për ekonomitë familjare.
Kërkesa e deputetëve të LDK-së dhe deputetëve tjerë nënshkrues të kërkesës janë:
- Anulimi ose shtyrja e vendimit për së paku një vit, për t’i dhënë kohë tregut të liberalizohet realisht dhe bizneseve të përgatiten.
- Zbatimi i konsultimeve të hapura dhe publike, në përputhje me ligjin, për çdo vendim me ndikim të madh, përfshirë tarifat e energjisë.
- Dorëzimi i analizës së plotë në Kuvend, menjëherë pas konstituimit të tij, së bashku me vendimin për liberalizim të tregut.
- Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare, me zotimin për të gjetur alternativa që nuk rëndojnë qytetarët.
Deputetët theksojnë se në mungesë të një tregu funksional dhe konkurrues, çdo veprim i tillë për të larguar me forcë bizneset nga tregu i rregulluar do të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe do të përbëjë shkelje të interesit publik.
Kjo kërkesë është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në këtë kohë të ndjeshme
Iniciativa e Lidhjes Demokratike të Kosovës është nënshkruar nga 30 deputetë dhe është dorëzuar në ZRrE nga Nënkryetarja e LDK-së, znj. Hykmete Bajrami dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi.
Ky është vetëm një hap për të mbrojtur interesin e qytetarëve përballë një vendimi që do të ketë pasoja në vështirësimin e jetës së secilit qytetar e biznes në Kosovë. Do të ketë edhe veprime tjera sapo të themelohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit që janë bllokuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë.
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












