Kosova
Kosovë: KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës rreth 21%
Kompania furnizuese me energji elektrike në Kosovë, KESCO, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 për qind për vitin 2026.
Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe pritet që ky institucion të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo propozimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Sipas aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, tarifa e ditës për ata që përdorin më pak se 800 kilovat në muaj është 9.05 centë për kilovat, ndërsa tarifa e natës për ata që përdorin më pak se 800 kilovat është 3.88 centë për kilovat.
Për kilovatët e shpenzuar mbi tarifën e bllokut prej 800 kilovatësh, çmimi është 15.43 centë gjatë ditës dhe 7.28 centë natën.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












