Kosova
Kosovë: Bankat komerciale po i shkatërrojnë bizneset
Shqetësuese rritjen e tarifave nga bankat komerciale në Kosovë
Duke qenë se sektori bankar edhe më tej vlerësohet të jetë më fitimprurësi në Kosovë, po vazhdon ta rrisë fitimin, e që nga ana tjetër bizneset po dëmtohen nga shërbimet e shtrenjta bankare.
Oda e Afarzimit të Kosovës (OAK) e ka cilësuar shqetësuese rritjen e tarifave nga bankat komerciale.
Në takimin e sotëm të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës, me Guvernatorin e Bankës Qendrore, temë diskutimi ishin: Kamata prej 5% për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomatëve, numrit të degëve të bankave, provizionet e POS-ëve dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave “cash” në ATM.
Kryetari i Bordit, Skender M. Krasniqi, theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohen politika të mira financiare në mënyrë që të përmirësohen kushtet e të bërit biznes në vend.
Po asht Oda e Afarizimt të Kosovës (OAK) ka vlerësuar se problemet e lartcekura të bizneseve në raport me bankat komerciale, dhe probleme të tjera të evidentuara, të cilat do të përcillen me shkrim në BQK, jo vetëm që po shkaktojnë mosardhje të investitorëve të huaj, por po ndikojnë edhe në mosrritje të mirëqenies dhe mungesë të zhvillimit ekonomik, tha ndër të tjera Krasniqi.
Nga ana tjetër, drejtoresha nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, theksoi disa nga problemet që ky rrjet ka evidentuar, e të cilat kanë të bëjnë me unifikimin e POS-ëve, e cila do të lehtësonte shumë bizneset që ajo përfaqëson, ‘Swift fees’ për ‘visa’ dhe ‘master card’ si dhe përqindja e pagesës në POS-a të bankave të ndryshme, e cila shihet si një barrierë tjetër që duhet të eleminohet.
Ndërkaq, Guvernatori Fehmi Mehmeti theksoi që tashmë një kohë po merren me krijimin e tarifave të bankave që do të vendosen në rregullore për produktet bazike dhe që do të vlejë për të gjitha bankat komerciale si dhe kanë filluar punimin në unifikimin e POS-ëve. Gjithashtu, kërkoi që të gjitha bizneset t’i adresojnë problemet në divizionin e ankesave në Bankën Qendrore të Kosovës, për të cilat pastaj do të ndërmerren hapat e nevojshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë