Tematike
Kosovarit i ulet dënimi për dhunë ndaj familjes
Gjykata e lartë e Cyrihut ia ka zbritur atij dënimin nga 11 në 7 vjet burg për shkaktim lëndimesh trupore dhe delikte tjera
Një shtetasi zviceran me prejardhje kosovare i është zbutur dënimi për shkaktim të lëndimeve të shumëfishta trupore, për cënim të rëndë e të paligjshëm të lirisë dhe delikte tjera, nga 11 në 7 vjet burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e Cyrihut në një aktgjykim që e ka shpallur të premten.
Vendimi nuk është bërë ende i plotfuqishëm.
Gjykata e shkallës më të ulët e pati dënuar atë me 11 vjet burg në një gjykim që i kishte bërë në prill të vitit 2011. Këtë vendim, Gjykata e Lartë e kishte konsideruar më të lartë se duhet.
Kosovari 49 vjeçar me pasaportë zvicerane ka qenë dhe vazhdon të jetë i martuar, ndërkohë që ka edhe një familje tjetër. Për vite të tëra ai ka tiranizuar partneren me të cilën jeton dhe fëmijët e përbashkët. Ajo nuk guxonte të dilte askund pa lejen e tij dhe detyrohej të qëndronte brenda në banesë, me dritaret e mbyllura. Për të qenë më i sigurt se ajo nuk do të dilte, tashmë i dënuari kishte instaluar një kamerë në banesë.
Dhe, në rastet kur ajo kishte shkelur “rregullat” e tij, ksihte pasuar dënimi me rrahje e tortura.
Njësoj i dhunshëm, kosovari është treguar edhe ndaj fëmijëve të tij. Ai, veç tjerash, u kishte ndaluar atyre të luanin me moshatarët e tyre.
Ndërsa, në shtatorin e vitit 2009 vajza e madhe nuk kishte mundur të duronte më. Pas dajakut të radhës nga babai, ajo kishte njoftuar policinë. Nga ajo ditë terrorizuesi i familjes së tij ndodhet në burg.
Por, në vend se me praninë e tij në burg të ndjehen të çliruar, gruaja dhe fëmijët në gjykimin e të premtes kanë kërkuar me zë të lartë lirimin e tij! Kjo rrethanë dhe fakti se i dënuari kishte treguar njëfarë pendimi, ka shtyrë trupin gjykues t`ia zbusë dënimin nga 11 në 7 vjet burg.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











