Integrimi
Kosovari nuk dëbohet, edhe pse zbulohet se ka bërë martesë fiktive
Pak muaj pasi e ka marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (viza C) ai është shkurorëzuar nga zvicerania dhe ndërkohë sërish është martuar me gruan e tij të parë
Edhe pse ka bërë martesë fiktive me zviceranen, (akt që normalisht dënohet), kosovari nuk dëbohet nga Zvicra por lejohet të vazhdojë qëndrimin me të njëjtin status.
Fjala është për një baba të katërfishtë, të lindur në vitin 1967 në Kosovë, të cilit, Zyra e Kantonit të Cyrihut për Migracion ia kishte “prishur letrat”, (vizën C), shkruan nzz.ch. Në të njëjtën kohë zyra në fjalë nuk donte t`ia jepte lejen atij për bashkim familjar.
Sipas Zyrës për Migracion, personi në fjalë në vitin 2003 ishte martuar me një zvicerane apostafat për ta fituar lejen e qëndrimit në Zvicër me synimin që pastaj të sjellë këtu edhe familjen, transmeton albinfo.ch. Ajo që është e sigurt është se kosovari ishte ndarë nga gruaja e tij kosovare për t`u martuar me një zvicerane që ishte e futur në borxhe të mëdha. Pak muaj pasi e ka marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (viza C) ai është shkurorëzuar nga zvicerania dhe ndërkohë sërish është martuar me gruan e tij të parë.
Edhe pse Gjykata Administrative konsideron se këtu bëhet fjalë për martesë fiktive, ajo e ka miratuar pjesërisht ankesën e kosovarit ndaj vendimit të Zyrës për Migracion. Sipas vendimit të gjykatës “parimi bazë i besnikërisë dhe mirëbesimit do të shkelej nëse do t`i mohohet leja e qëndrimit personit të përmendur, përcjell albinfo.ch. Po për këtë arsye atij nuk mund t`i mohohet as e drejta për bashkim familjar (sjelljen e gruas nga Kosova).
Ndërsa fakti se ai megjithatë e ka marrë lejen e përmendur është mundësuar vetëm falë një vargu gabimesh të bëra. Kështu, ai, për shkak të mosplotësimit të kushtit për bashkëjetesë familjare në kohëzgjatje prej pesë vitesh me gruan zvicerane as që ka pasur të drejtë të kërkonte lejen e përhershme të qëndrimit (C). Veç kësaj, për shkak të dyshimeve për ekzistim të martesës fiktive, është dashur të kërkoheshin sqarime të mëtejme.
Por Zyra për Migracion kishte reaguar dhe kishte shprehur mosbesim vetëm kur ai kishte vendosur ta sillte gruan e tij të parë në Zvicër, që është një gabim, transmeton albinfo.ch. Por, konstaton gjyqtari, gabimet e bëra nuk janë katastrofale. Sepse fundja, kosovari është “në mënyrë të pakontestueshme i integruar si është më së miri në Zvicër, ashtu si dhe dy fëmijët e tij të cilët tashmë jetojnë këtu”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













