Integrimi
Kosovari kapet tri herë brenda një jave pa patentë shoferi
Në kontrollim e sipër policët kuptuan se ai ishte paditur madje dy herë po për këtë gjë edhe të dielën e kaluar
Tri herë brenda një viti po të kapesh nga policia dhe secilën herë për delikt të njëjtë, të përsëritur, do të ishte shumë. Por, kosovari 60 vjeçar e ka lënë shumë mbrapa këtë rekord: ndaj tij vetëm gjatë javës që shkoi janë ngritur plot tri kallëzime penale dhe të tria për mungesë patentëshoferi, shkruan pnp.de.
Personi në fjalë është kontrolluar të premten nga policia në një pushimore të autostradës A-3 në Donautal-Ost, në landin e Bavarisë, me ç`rast nuk i është gjetur leja e vozitjes, transmeton albinfo.ch. Në kontrollim e sipër policët kuptuan se ai ishte paditur madje dy herë po për këtë gjë edhe të dielën e kaluar.
Herën e parë kjo kishte ndodhur nga policia në Rosenheim dhe pak orë më vonë edhe nga ajo në Passau.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











