Lajme
Kosovari dëbohet nga Zvicra pas 40 vjetësh
45-vjeçari duhet ta përfundojë vuajtjen e dënimit me burgim jo më parë se në vitin 2021. Pas kësaj, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën
Ai jeton në Zvicër prej afër 40 vjetësh, nga koha kur, si fëmijë 5-vjeçar kishte ardhur këtu me nënën dhe motrën. Tash, kur ka kaluar një kohë kaq e gjatë dhe kur 45-vjeçari është bërë ndërkohë baba i dy fëmijëve, ai duhet të kthehet në vendlindje, në Kosovë, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Arsyeja për dëbim është rënia e tij në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin.
Ndër të tjera, kosovari ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Veç këtyre ai ka qenë i përfshirë në tregtinë me 53 kilogramë drogë të tipit marihuanë.
Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar atë në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg ndërsa në vitin 2014 me katër vite e 9 muaj burg. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit për edhe një vit.
Kështu, 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021, përcjell albinfo.ch. Por menjëherë pas kësaj, siç ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën.
Kosovari kishte ushtruar të drejtën e ankesës fillimisht në Departamentin Kantonal të Punëve të Brendshme dhe pastaj në Gjykatën Kantonale Administrative. Pasi në të dyjat kishte dështuar, ai kishte ushtruar ankesë edhe në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, transmeton albinfo.ch. Por edhe këtu doli duarthatë.
Gjykata Federale ka vërtetuar vendimet e shkallëve të mëparshme për dëbimin e kosovarit. Gjegjësisht, për heqjen e lejes së qëndrimit të përhershüëm në Zvicër (Viza C).
Këtë vendim gjykata e ka marrë duke pasur parasysh se rreziku për përsëritje është evident dhe për këtë arsye dëbimi është interes publik. Veç kësaj as paralajmërimet dhe as dënimi i parë me burg nuk e kishin ndalur të dënuarin nga kryerja e delikteve tjera.
“Ushtruesi i ankesës nuk i ka shfrytëzuar shanset që i janë ofruar dhe paralajmërimet nuk i ka marrë seriozisht, përcjell albinfo.ch. Si përfundim, ai duhet t`i bartë pasojat përkatëse të gjithë kësaj”, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci















