CH-Ballkani
Kosovarët, gjithnjë e më shumë blejnë online
Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit
Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit.
Produktet që më së shumti blihen online nga qytetarët e Kosovës janë produkte e konsumit, si tekstili dhe bizhuteritë. Këto të dhëna i bëjnë të ditura për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Doganave të Kosovës.
Zëdhënësi i këtij mekanizimi, Adriatik Stavileci, tregon se është parë një trend në rritje i kërkesave të qytetarëve për të blerë online.
“Nëse para tre-katër vjetëve ne kemi pasur qarkullim të blerjeve online brenda një viti nga 10 mijëderi në 12 mijë, tashmë ky trend ka kaluar deri në 100 mijë dhe ka raste që edhe mbi 200 mijë brenda një viti. Sa i përket procedurave, janë të thjeshta dhe janë të përcaktuara edhe me kodin doganor. Secila dërgesë mbi 22 euro obligohet për taksa”, bën të ditur Stavileci.
Nëse dikush importon mallra përmes blerjeve online, paguan 10 për qind taksë doganore dhe 18 për qind Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Derisa, çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallra të një vlere jo të madhe, e cila dërgohet drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës, te një pranues brenda Kosovës, i lejohet lirimi nga detyrimet e importit. Mallrat me vlerë të vogël nënkupton mallrat, vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22 eurosh për secilën dërgesë. Ky lirim nuk vlen për produkte alkoolike, parfume dhe ujëra tualeti, duhan e produkte duhani.
Rritja dhe zhvillimi i sistemit bankar në Kosovë, sipas një analize që ka bërë Dogana e Kosovës, thuhet të ketë ndikuar direkt në qarkullimin e blerjeve online. Në Kosovë janë 10 banka komerciale, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët e Kosovës. Blerja nëpërmjet internetit dhe arritja e dërgesës përmes shërbimit postar në adresë të shtëpisë, kursen kohën dhe paranë, pasi mund të blesh artikuj më lirë se sa në tregun vendor, thonë qytetarët, të cilët blejnë online.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












