Lajme
Kosovares i refuzohet pasaporta austriake, e kishte kunatën e sëmurë
MA 35 (Autoriteti i Migracionit) refuzoi kërkesën për shtetësi austriake një kosovares cila jeton në Vjenë. Arsyeja: Kunata e saj është një rast me nevojë kujdestarie.
Familja V. ka më shumë se 30 vjet që jeton në Austri. Bashkëshorti i Egzonës, Naseri, erdhi në Vjenë në vitin 1993. 20 vjet më vonë ai u zhvendos në një banesë të Shoqërisë Kooperative (Genossenschaftswohnung) në Vjenë, në bezirkun Favoriten, shkruan albinfo.at. Gruaja 33-vjeçare, prej vitit 2013 jeton në banesë me bashkëshortin (38), vjehrrit dhe kunatën. Megjithatë, kjo e fundit vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është e detyruar të lëvizë me një karrocë për personat me nevojë. Për shkak të kujdesit të kunatës së sëmurë, gruaja nga Kosova merr një shumë minimale nga shteti si kujdestare e kunatës. Pikërisht këto rrethana, kanë dërguar në refuzimin e nënshtetësisë për Egzonën.
“Kam kaq kohë që jetoj në Austri dhe ndihem shumë rehat këtu. Prandaj kam dashur të aplikoj për shtetësi austriake”, thotë kosovarja në një bisedë për heute.at. Burri i saj, fëmijët e tyre, prindërit dhe motra e burrit tashmë kanë pasaportën austriake. Megjithatë, MA 35 tani e refuzoi kërkesën për shkak të nevojës për përkujdesje dhe përfitime sociale në familje, përcjell albinfo.at.
“Kunata vazhdon ende në shkollë dhe përkujdeset nga unë dhe vjehrra. Megjithatë, aplikimi im thjesht u refuzua”, thotë e mërzitur 33-vjeçarja. As bashkëshorti i saj, Naseri, nuk e kupton vendimin e autoriteteve të migracionit: “Si falënderim që gruaja ime kujdeset për motrën time, ajo nuk duhet të bëhet austriake”, thotë i habitur ai.
Nënkryetari i Bashkisë premton ndihmë
Naseri shkon edhe më larg. Ai arriti të kontaktoi me telefon nënkryetarin e Bashkisë së Vjenës, Christoph Wiederkehr (Neos). Ai thuhet se i ka premtuar se rasti do të rishqyrtohet. “Tani do t’ia përcjell çështjen zotit Wiederkehr. Zyra e tij duhet të kujdeset për këtë çështje”, shpreson Naseri.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












