Kosova

Kosova të kalojë gjendjen me Coronavirus, pastaj të caktojë agjenda me temë nga politika

Shpresat për të luftuar Cornavirusin, kthehen vetëm atëherë kur Kosovës, i sigurohet stabilitet dhe i garantohen kufijtë në të cilët është njohur ndërkombëtarisht

Në këto momente kur të katër anët e globit i ka kapluar frika dhe ankthi nga përhapja vetëtimë e Coronavirusit,në Kosovë flitet për tema mbi taksën dhe bisedimet me Serbinë.

Kjo trysni qoftë e nxitur nga disa udhëheqës të vendit tonë,apo edhe miq ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës,duhet të pushoj,ngase Kosova,aktualisht është në pikë të hallit me pandeminë.

Ky virus vdekjeprurës po bën kërdinë në Itali,Spanjë,Gjermani e Zvicër,vende këto me ekonomi të qëndrueshme dhe shkallë të lartë të zhvillimit të sistemit të shëndetësisë.

Kosova si vend në tranzicion përballimin e kësaj gjendje e ka tepër të vështirë, kur dihet që nuk posedon as barërat më esenciale. Edhe ato të tanishmet të ardhura nga Greqia, Maqedonia dhe Serbia,mund të jenë më afate të skaduara.

Pastaj gjendja me artikujt e konsumit të çdoditshëm në tregjet e Kosovës,shumë shpejt mund të përkeqësohet, sepse gjithçka është e importuar nga tregjet e jashtme.

Në përcaktimin dhe ndarjen e detyrave qeveritarët tanë duhet të jenë më konkret. Ata duhet t’u krijojnë kushte sa më të përshtatshme pune ekspertëve të shëndetësisë.

E, këta të fundit kanë detyrë që për gjendjen me virusin ta informojnë në hollësi popullin e Kosovës, duke ofruar këshilla praktike për mbrojtje sa më efikase nga ky virus,derisa gjendja është ende nën kontroll.

Parashikimet e ekspertëve të mjekësisë nga vende të ndryshme të botës,thonë që ky virus mund të zgjasë dy- tre muaj. Në disa vende të Evropës,ordinancat e shëndetit oral e kanë nderëprer punën deri kah mesi i qershorit.

Kur të kihet parasysh kjo prognozë a thua a ka qenë e qëlluar vendosja e të kthyerve nga vendet e Evropës dhe SHBA- ës,në konviktet e studentëve të Universitetit të Kosovës?…

Dashtë Zoti, të mos jetë ashtu si mendojmë ne por drohet që mosasgjësimi i plotë i virusit mund t’i prekë studentët si pjesën më vitale të popullatës sonë.

Karantinimi i këtyre njerëzve është dashur të bëhet në ndonjë vend periferik,dhe me numër sa më të vogël të banorëve.

Në këtë situatë të paparashikuar dhe me plotë enigma detyrë tjetër primare është edhe mbrojtja e tërësisë territoriale të vendit.

Më gjithë gjendjen e rëndë,  Serbia çdo ditë kërcënon dhe provokon shqiptarët e Kosovës. Policia e saj për ta tensionuar ende më shumë situatën pa kurrfarë marrëveshje dhe autorizimi me KFORIN futet në fshatrat e komunës së Dardanës.

Në anën tjetër Mitrovica e Veriut,tash 20 vjet  para syve të ndërkombëtarëve trazohet nga bandat kriminale serbe të nxituara nga kryebanditi Aleksander Vuçiq.

Andaj, Kfori së bashku me Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës,duhet të jenë më vigjilent në këtë drejtim.

Serbia,me këto veprime jo vetëm që po i kërcënon shqipëtarët e Kosovës,por po kërcënon edhe paqjen në Ballkan dhe Evropë.

Bashkësia Ndërkombëtare nëse dëshiron stabilitet të përgjithshëm në këtë pjesë të Evropës është koha që Serbinë, ta disiplinojë me aplikim të sanksioneve ekonomike.

Shpresat për të luftuar Cornavirusin, kthehen vetëm atëherë kur Kosovës, i sigurohet stabilitet dhe i garantohen kufijtë në të cilët është njohur ndërkombëtarisht nga shumë vende të botës. Krimet e padënuara të Serbisë,do të jenë burim i krimeve të reja.

  • Ky është një opinion i autorit, i cili nuk pasqyron patjetër qëndrimin e redaksisë