CH-Ballkani
Kosova përfiton 700 milionë euro në vit nga diaspora
Kosova është vendi i cili fiton më shumë remitanca nga mërgimtarët e diasporës, me një shumë prej 700 milionë euro në vit, pastaj vijon Shqipëria me mbi 500 milionë euro dhe Maqedonia me të paktën 400 milionë euro
Remitancat nga diaspora që marrin qytetarët e vendeve të rajonit luajnë një rol të rëndësishëm në gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve. Në disa familje remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave të tyre dhe ndikojnë dukshëm në standardin e jetesës, ndërsa pa këto të ardhura për disa familje do të ishte shumë më vështirë se sa tani.
Sipas të dhënave të marra nga Anadolu Agency (AA), Kosova është vendi i cili fiton më shumë remitanca nga mërgimtarët e diasporës, me një shumë prej 700 milionë euro në vit, pastaj vijon Shqipëria me mbi 500 milionë euro dhe Maqedonia me të paktën 400 milionë euro. Këto informacione tregojnë se qytetarët të ardhurat nga diaspora, kryesisht i përdorin për nevojat themelore për jetesë, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse duket se deri më tani është vështirë që këto të ardhura të përdoren për diçka tjetër, analistët e ekonomisë rekomandojnë se fondet nga remitancat mund të përdoren për fillimin e programeve për mikro-ndërmarrjet apo përdorimin e tyre për ndonjë program për punësim ose vetëpunësim.
Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, për AA bëri të ditur se diaspora e përbën fuqinë më të madhe ekonomike të Kosovës. Ai duke vënë në dukje se të ardhurat nga diaspora janë rreth 700 milionë euro në vit, theksoi se, “Një prej të hyrave kryesore që shteti i Kosovës merr janë remitancat nga diaspora që jetojnë gjithandej botës.”
Ai shtoi se këto shuma janë sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës dhe nënvizoi se një shumë tjetër e madhe vjen në mënyra jo formale tek familjarët e diasporës, të cilat nuk i monitoron Banka Qendrore.
“Gati secila familje kosovare pranon remitanca nga diaspora. Nëse llogariten edhe këto mund të themi që të ardhurat nga diaspora për një vit janë rreth 1 miliardë euro”, tha Sheremeti.
Ai gjithashtu bëri të ditur se përveç remitancave, diaspora kontribuon edhe nëpërmjet asaj që quhen investime të huaja direkte. “Një pjesë e madhe e këtyre investimeve janë investime pikërisht të diasporës sonë, por trajtohen si investime të huaja për shkak se pjesëtarët e diasporës tonë janë njëkohësisht edhe shtetas të huaj”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














