Kosova
Kosova nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Luksemburgun
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mbajti konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Fillimisht u nënshkrua një Memorandim i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Luksemburgut. Nga ana e Kosovës memorandumi u nënshkrua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndërsa nga pala e Luksemburgut u nënshkrua nga zëvendëskryeministri Bettel, në kapacitetin e tij edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Shkëmbimit Tregtar.
Memorandumi i Mirëkuptimit përbëhet nga dy fonde për mbështetjen e sektorit privat: Fondeve të LuxAid Challenge dhe LuxAidDemonstration. Këto dy fonde synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të përshpejtuar arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në adresimin e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha: “Në katër vitet e fundit, dy shtetet tona gjenden edhe më pranë njëra-tjetrës. Shkëmbimet mes nesh dhe ndërlidhja mes kompanive të dy vendeve tona janë të rëndësishme për avancimin edhe më tej të raporteve mes Kosovës dhe Luksemburgut. Tek Kosova ju do të gjeni përherë një shtet partner, për të lëvizur bashkë drejt një ekonomie në rritje. Të kujdesemi që ta shfrytëzojmë në plotni potencialin që ofrohet nga ky bashkëpunim yni drejt ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme për qytetarët tanë”.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bettel vlerësoi miqësinë dhe partneritetin me Kosovën, duke thënë se kjo është një miqësi me besim reciprok. Ai shtoi se do të vizitojë përgjatë qëndrimit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta të zbatuara dhe investimet e Luksemburgut në vendin tonë të cilat prekin fusha të ndryshme. Zëvendëskryeministri Bettel tha se Kosova që e sheh sot, nuk është e njëjta me atë të 10 vjetëve më parë dhe shprehu se është i sigurt se Kosova e pas 10 vjetëve do të jetë edhe më e zhvilluar dhe përparimtare. “Për të qenë pjesë e BE-së, është shpesh një maratonë dhe jo një sprint, por tash jam i impresionuar nga sprinti i qeverisë suaj”, përfundoi zëvendëskryeministri Bettel.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











