Kosova
Kosova nënshkruan marrëveshje me Zvicrën në vlerë afro 9 milionë euro për ujërat
Zvicra mbështet Kosovën në trajtimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në sektorin e ujit
Zvicra vazhdon të mbështesë Qeverinë e Kosovës në trajtimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në sektorin e ujit, shkruan albinfo.ch.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dhe ai zviceran, Chargé d’Affaires a.i., z. Christoph Fuchs, nënshkruan projekt-marrëveshje mbi 8 milionë euro për përmirësimin e qëndrueshmërisë klimatike të ujësjellësve në Kosovë.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky projekt adreson forcimin e kapaciteteve të Kompanive Rajonale të Ujit në ofrimin e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, e në mënyrë specifike reduktimin e ujit të pafaturuar, efikasitetin e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme.“Tutje, projekti i ujërave adreson rritjen e performancës operacionale të KRU-ve, e cila pastaj kontribuon në ofrimin e shërbimeve më të mira e me cilësi të lartë për qytetarët, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare për KRU-të.
”Ministri Hekuran Murati ka falënderuar ambasadorin e ngarkuar në detyrë, Christoph Fuchs, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë zvicrane në projekte zhvillimore, e në veçanti në sektorin e ujërave. Ndërsa, Fuchs u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave, ku edhe theksoi se projekti në fjalë ka ardhur si rezultat i projekteve të mëparshme e mësimeve të nxjerra në sektorin e ujit. “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në investime strategjike në fusha me interes të veçantë për vendin, në linjë me Strategjinë Shtetërore të Ujërave”.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












