CH-Ballkani
Kosova, në vendin e parë në rajon për përdorimin e internetit
Kosova figuron e para, e dyta është Kroacia, ndërsa në vendin e tretë Maqedonia
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, lider në përdorimin e internetit. Kosova figuron e para, e dyta është Kroacia, ndërsa në vendin e tretë Maqedonia. Enver Beqiri, i cili ka pasur për objekt studimi këtë fenomen, thotë se përdorimi i tepërt i internetit lë pasoja negative te popullata.
Sipas studimeve të Entit Statistikor botëror, Maqedonia është ndër vendet ku përdoret interneti në masë të madhe, apo afro 67 për qind, ku mund të përmendet se i tejkalon edhe disa anëtare të Evropës, siç janë Greqia, Bullgaria apo Rumunia. Studimi ka të bëjë më tepër me efektet që rezultojnë në përdorimin e tepërt të internetit, siç është varshmëria nga interneti, efektet negative në të folur, në imagjinatë, në socializim, pra gjithnjë duke iu referuar përdorimit të tepërt, tha profesori Enver Beqiri, raporton Alsat.
Sociologët thonë se pasojat negative nga përdorimi i tepërt i internetit mund të vërehen te fëmijët.
Sipas EuroStat-it, përdoruesit më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor janë pikërisht kosovarët, shtet ky që me përdorim ua kalon edhe disa shteteve evropiane, siç janë Sllovenia, Kroacia apo shtete të tjera, ndërsa në Evropë, me përdorimin e internetit, kryesojnë shtetet skandinave.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












