Lajme
Kosova, në krizë politike
Arroganca e Qeverisë ka lodhur edhe qytetarët, të cilët janë të pakënaqur, sidomos me ofrimin e shërbimeve shtetërore
Demarkacioni nuk është hedhur në votim të enjten në Parlamentin e Kosovës. Kjo ndodhi pas një fjalosje të shkurtër për ratifikimin me kufirin e Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se nuk kishte rrethana për të vazhduar tutje. Por, ajo që në të vërtetë mungonte ishin shumica e votave, pasi nevojitet që t’i kenë 2/3 e votave të përgjithshme, shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zurchet Zeitung”.
Parlamentarët serbë të Kosovës nuk kishte ardhur, por edhe shumë deputetë të tjerë ishin kundër. Demonstruesit, të cilët ishin mbledhur në afërsi të Parlamentit, brohorisnin dhe festuan. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por mbledhja u anulua.
Të kujt janë tokat?
Në diskutim janë edhe 8000 hektarë tokë në Bjeshkët e Rugovës në mes të Pejës dhe Rozhajës malazeze. Kufiri i ri po vazhdon në linjën e vjetër administrative nga viti 1974, që kishte ish-krahinën serbe të Kosovës të ndarë nga Republika e Malit të Zi. Barinjtë ankohen kundër faktit se kufiri ndodhet në Malit e Zi, derisa pyjet dhe kullotat do të jenë matanë kufirit. Në kohën e Jugosllavisë këto male nuk kanë luajtur ndonjë rol të madh, përcjell albinfo.ch.
Ky duket ndër debatet më të ashpra, derisa ka thelluar krizën në Kosovë. Pavarësia e Kosovës kishte ndodhur më 2008. Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje, derisa duket se palët janë shumë të ndara. Kohët e fundit ishte sulmuar edhe Kuvendi i Kosovës, por Vetëvendosja ishte distancuar nga këto veprime.
Arroganca e pushtetit
Por, qeveria mban përgjegjësi të madhe për krizën. Ajo nuk e ka informuar popullin dhe nuk i ka marrë parasysh kritikat që një kohë të gjatë. Arroganca e saj ka lodhur edhe qytetarët, të cilët janë të pakënaqur, sidomos me ofrimin e shërbimeve shtetërore. Rastet e fundit të korrupsionet vetëm sa ka forcuar bindjet e Vetëvendosjes që është kundër këtij pushteti.
Në Kosovë ndihen të harruar nga Perëndimit, saqë premtimet se pas demarkacionit do të hiqen vizat, nuk u bën shumë përshtypje. Duket se kjo çështje do të vazhdojë, derisa qytetarët janë të lodhur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













