Lajme
Kosova nderon “albinfo.ch” me çmim të veçantë
Portali informativ Albnfo.Ch u nderua me një mirënjohje të veçantë nga Ministria e Diasporës për kontribut në promovimin e diasporës dhe mërgatës shqiptare
Për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës dhe mërgatës kosovare, Ministria e Diasporës ka nderuar të dielën mbrëma portalin informativ Albnfo.ch me një mirënjohje të veçantë. Për të njëjtin sektor dhe të njëjtën lëmi, Ministria nderoi edhe Demir Reshitin me emisionin “Më Afër”.
Këto çmime dhe shumë të tjera, u ndanë sot në përmbyllje të manifestimit të Ditës së Diasporës dhe Mërgatës, që tradicionalisht organizohet nga Ministria e Diasporës për nder të bashkatdhetarëve. Në mbyllje të manifestimit së bashku me ministrin e Diasporës, Valon Murati dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i pranishëm edhe futbollisti më i mirë i Kampionatit Zviceran, Shkëlzen Gashi.
Gjatë kësaj ceremonie, e cila është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhe me kontribut të Postës së Kosovës, kryeshefi i kësaj të fundit, Sejdi Hoxha, prezantoi edhe edicionin e veçantë të Pullës Postare me temën “Diaspora”, e cila si motiv ka logon e diasporës së përzgjedhur muaj më parë nga Ministria e Diasporës.
Në mesin e aktiviteteve të shumta si dhe debatit me krerët e institucioneve shtetërore e lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, këtë vit u ndanë edhe Çmimet për “Mërgimtarin e Vitit” në 6 fusha, si dhe 4 çmime për gazetarin përkatësisht kronikën më të mirë të realizuar në promovimin e diasporës dhe sukseseve të personaliteteve që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të Kosovës.
Çmimet të cilat i ndanë Ministri i Diasporës, Valon Murati, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ishin si vijojnë:
“Mërgimtari i vitit për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës apo diasporën dhe mërgatën u shpall artisti ynë i mirënjohur Shkelzen Doli; Bejtullah Destani – për kontribut në arsim, shkencë apo teknologji; Elina Duni – për kontribut në fushën e kulturës; Shkelzen Gashi – për kontribut të veçantë në fushën e sportit; Nazar Mehmeti – për kontribut të veçantë në fushën e biznesit; Për kontribut të veçantë jetësor në këto fusha Çmimi “Post Mortem” ju dha vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi”.
Ndërsa çmimet për gazetari të cilat Ministria e Diasporës i ndan për herë të parë u vlerësuan në dy kategori: “Çmimi i parë për kronikë televizive për promovimin e diasporës ju nda Lumira Kelmendit nga Radio Televizioni i Kosovës për reportazhin “Arbëreshet e Italisë”; Çmimi i dytë në këtë kategori i takoni Zana Fetiut nga Klan Kosova për reportazhin “Skulptori Destan Gashi”; ndërsa dy çmimet për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës dhe mërgatës kosovare, i mori “Albnfo.Ch” dhe gazetari Demir Reshiti.
Pas ndarjes së çmimeve u organizua një debat i hapur me qytetarët e mbledhur në Amfiteatrin e pishinës së Gërmisë dhe përfaqësuesve të ministrive, komunës dhe shoqatave të ndryshme, ku mes tjerash me prezencën e saj tubimin e nderoi edhe ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















