Kosova
Kosova mbetet jashtë Eurovisionit, dështon sërish anëtarësimi në EBU
Pavarësisht ndryshimeve statutore në Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU), RTK nuk arriti të sigurojë anëtarësimin, duke lënë Kosovën edhe një herë jashtë garës më të madhe evropiane të këngës.
Kosova do të mbetet edhe këtë vit jashtë Eurovisionit, pasi Radio Televizioni i Kosovës (RTK) nuk arriti të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU), pavarësisht ndryshimeve të fundit statutore të miratuara nga organizata, përcjell albinfo.ch.
Në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së u pranua Kanadaja si anëtare e plotë, ndërsa Katalonisë iu krijua mundësia e anëtarësimit si “anëtare ndihmëse”. Megjithatë, kërkesa e RTK-së nuk mori dritën jeshile.
U.d. drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, bëri të ditur se gjatë Asamblesë ka zhvilluar takime me drejtues të EBU-së, të cilët kanë shprehur gatishmëri që kërkesa e Kosovës të shqyrtohet më tej.
RTK ka theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në EBU, me synimin që Kosova të fitojë të drejtën e pjesëmarrjes në Eurovision në të ardhmen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












