Kosova
Kosova ka mbi 1.7 milionë përdorues të telefonisë mobile
Së fundmi, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshin ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e parë të vitit 2023, përcjell albinfo.ch.
“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë, është 1,760,614 përkatësisht për 1.3% më i ultë krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2022, ndërsa 1.6% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2022), thuhet në raportin e ARKEP-it, raporton RTKlive.
Referuar ARKEP-it, ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2022) është një ngritje e lehtë. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 97.0% të numrit të popullsisë.
Po ashtu, ARKEP, njofton se në periudhën TM1 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 70,361, që paraqet një rënie prej 1.4% në krahasim me tremujorin e kaluar.
“Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.88% . Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së”, thuhet në raport.
Kurse struktura e parapaguesve të telefonisë fikse është në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 32% – 68%.
ARKEP bën me dije se numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 375,263 parapagues të internetit.
“Nga kjo vërehet një rënie prej 2.2% në krahasim me TM4 2022, respektivisht rritje prej 1.4% në krahasim me TM1 2022, . Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 126.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.7%”, thuhet në raport.
Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM1 2023 ka arritur në 1,555,157 përdoruesish e që shënon një rritje prej 0.5% krahasuar me TM4 2022, dhe një rritje prej rreth 10 % krahasuar me TM1 2022.
“Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM1 2023) penetrimi i qasjes mobile është 86%, ndërsa i asaj fikse 21% për banor”, thuhet në raport.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten










