Kosova
Kosova eksportoi më së shumti në Gjermani dhe Itali
Raporti i fundit nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 11,5% në muajin korrik 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 495,9 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 444,7 milionë eurosh në vitin 2023.
Eksporti mbulon importin me 14,8%. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Eksporti i mallrave në muajin korrik 2024 kishte vlerën 85,9 milionë euro, ndërsa importi 581,8 milionë euro, që është një rritje prej 27,6% për eksport, si dhe një rritje prej 13,6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, ASK thekson se 23,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15,2% e përbëjnë produktet minerale; 12,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,0% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,5% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 8,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,4 milionë euro, ose rreth 30,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19,4%.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,6%), Italia (3,5 %), Holanda (2,4%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 270,9 milionë euro, ose 46,6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20,7%. I
Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (6,8%), Greqia (4,5%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 45,0 milionë euro, ose 52,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 63,1%.
Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (21,9%), Maqedonia e Veriut (16,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (5,8%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 66,7 milion euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9,8%).
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (1,5%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 14,5 milionë euro, ose 16,8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (7,2%) dhe SHBA (2,8%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 244,2 milionë euro, ose 42,0%.
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,4%) dhe Kina (13,0%).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













