Sport
Kosova e lë prapa Japoninë në xhudo
Kosova ka lënë prapa Japoninë në xhudo. Sporti i xhudos ishte krijuar në Japoni në vitin e largët 1882, por shteti i Japonisë renditet në vendin e dytë, prapa Kosovës, në 10 vjetët e fundit.
Në shkrimin e publikuar nga JudoInside, për ‘artin e të fituarit të një medaljeje’, përmendet ecuria impresive e Kosovës gjatë dekadës së fundit.
Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka lënë prapa edhe Japoninë, që është vendi i origjinës së këtij sporti luftarak.
Japonia rangohet e dyta, me 65% të finaleve të fituara, e dyta përqindje më e lartë pas Kosovës.
Por, Japonia në këto dhjetë vjet ka zhvilluar më shumë finale, derisa këto finale prëfshijnë edhe duelet mes bashkëkombasve, ku përqindja ulet.
Shtete të tjera, si Rusia, Brazili e Holanda, kanë bilanc prej 50%, kurse, Franca 54%, Gejorgjia, Koreja 55%, ndërsa Kuba e Republika Çeke 59%.
Dy shtetet me përqindjen më të dobët janë shtetet e Amerikës së Jugut, Kili e Peruja, me nga vetëm 31%.
Kampionati Botëror i xhudos do të mbahet më vonë këtë muaj, në Tokio të Japonisë, ku Kosova do të synojë medaljet e arta të radhës. Botërori mbahet në datat 25 gusht – 1 shtator. /Insporti.com/
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











